Rashica në Bundesliga?

Sport January 27, 2018 - 21:17

Stuttgart dhe Hannover 96. Janë dy klubet nga Bundesliga që po e monitorojnë Milot Rashicën.

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë.

Ylli shqiptar i Vitesses është synimi kryesor i klubit gjerman, Stuttgart, raportojnë mediat gjermane.

Sipas raportimeve thuhet se krerët e klubit gjerman duan të përforcojnë repartin ofensivë me një mesfushor sulmues, dhe 21 vjeçari nga Kosova shihet si ideali.

Por, përveç Stuttgartit raportohet se edhe klubi tjetër Hannover 96 është i interesuar për shërbimet Rashicës.

Rashica ka kontratë me Vitessen deri më 2020 vlera e të cilit besohet të jetë pesë milionë euro, edhe përkundër se klubi holandez kërkon së paku 10 milionë euro. /Express/