Giroud nuk shkon te Dortmundi

Sport January 26, 2018 - 11:23

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud nuk do të largohet nga klubi londinez për Borussia Dortmundin në afatin kalimtar të janarit, raporton “Sky Sport”.

Së fundmi është raportuar se Giroud mund të shkojë në drejtim të klubit gjerman në formë huazimi si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyangut në Arsenal, transmeton zeri.info

Sidoqoftë, ndërsa Borussia Dortmundi po mendonte mundësinë për nënshkrimin e reprezentuesit francez, Arsenali e ka përjashtuar këtë mundësi.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar gjatë kësaj jave se “topçinjtë” janë bisedime për Aubameyangun. “Sky Sports” kishte raportuar të mërkurën se klubi gjerman kishte refuzuar një ofertë prej 50 milionë funte nga Arsenali për reprezentuesin gabonez./Zëri