Wenger, i lehtësuar pas largimit të Sanchezit

Sport January 25, 2018 - 10:59

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se klubi i tij është më i lehtësuar tani që ka përfunduar saga e transferimit të Alexis Sanchezit dhe më në fund ai është larguar nga klubi, transmeton zeri.info

Sanchez kompletoi transferimin e tij te Manchester Uniteti, në një marrëveshje shkëmbimi kokë më kokë mes tij dhe Henrikh Mkhitaryanit gjatë kësaj jave, pas një periudhe të gjatë kur e ardhmja e kilianit në “Emirates” ishte vënë në dyshim.

“Ne humbëm një lojtar të madh”, deklaroi Wenger për “Sky Sports”.

“Por, kur një skuadër nuk e di se çfarë po ndodh aty, ka më pak qartësi dhe më pak përqendrim në atë që është e rëndësishme – paraqitja. Tani e dimë që duhet ta lëmë prapa atë dhe që të gjithë të japim më shumë nga vetja”, shtoi ai./Zëri