Bashkimi - Tirana, kështu u mbyll ndeshja dramatike e Ligës Ballkanike

Sport January 24, 2018 - 22:06

Bashkimi e ka fituar ndeshjen dramatike me Tiranën në Ligën Ballkanike me rezultat 101:95.

Skuadra prizrenase e shijoi fitoren pas një kohe të gjatë duke triumfuar ndaj asaj shqiptare vetëm pas vazhdimeve, pasi loja e rregullt, e zhvilluar në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” përfundoi baraz, 84:84, raporton "Zeri.info".

Të dyja skuadrat knë ofruar lojë emocionale, ndërsa ekipi Portokalli e regjistroi fitoren e tretë krahas 5 humbjeve. E tiranasit e pësuan humbjen e gjashtë, derisa kanë edhe dy fitore.

Në çerekun e parë të dyja ekipet dukeshin në formë dhe asnjëra nuk e lejonte tjetrën të shkëputej në rezultat.

Mysafirët e patën një seri prej 16:3 në atë të dytë, e cila ua mundësoi atyre epërsinë 10 pikëshe, të cilën e mbajtën deri në fund të periudhës së tretë. Në të katërtën vendësit e treguan veten dhe nivelizuan gjithçka.

Dhe, në vazhdime, skuadra kosovare u tregua më e fokusuar dhe më precize, për ta fituar lojën me gjashtë pikë epërsi. /Zëri/