Agolli kërcënon Skocinë dhe Izraelin

Sport January 24, 2018 - 18:28

Ansi Agolli insiston se Kombëtarja shqiptare do të synojë të fitojë grupin ku janë edhe Skocia dhe Izraeli

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, ka folur për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Ai gjatë një interviste për Supersport ka thënë se ky është një short shumë i fortë.

“Është një short i fortë. Izraelin e njohim, sepse me ta jemi ndeshur vetëm kohët e fundit”, ka thënë fillimisht Agolli.

:Skocia është një emër i madh që synon të rikthehet në kompeticione të rëndësishme. Sidoqoftë, qëllimi ynë është të fitojmë grupin dhe kam besim se do ia dalim. Skocia është një ekip i fortë në fushën e vet, dhe janë shumë luftarakë, dhe të fortë fizikisht. Por, në aspektin e cilësisë nuk mendoj se janë superiorë ndaj nesh”. /Express/