Saktësia mahnitëse e Messit: Për 82 sekonda i qëllon 20 panele

Sport January 24, 2018 - 14:03

Lionel Messi e ka shfaqur saktësinë e tij mahnitëse të goditjeve me këmbën e majtë gjatë një sfide televizive.

Televizioni japonez e sfidojë superyllin argjentinas ta godasë shenjën brenda një kohe të kufizuar, transmeton Express.

Messi u sfidua t’i rrëzojë 20 panele të shpërndara nëpër portë brenda 100 sekondave dhe ylli i Barcelonës e bëri këtë brenda 82 sekondave.