Cuculi pëson lëndim, vazhdon punën jashtë grupit

Sport January 24, 2018 - 13:09

Ndeshja kontrolluese e Shkëndijën me Zurichun e Zvicrës rezultoi fatale për Ardian Cuculi që lëshoi lojën vetëm disa minuta pas startit shkaku i dëmtimit.

Pas një dueli në minutën e dytë mbrojtësi u ankua në lëndim që e pamundësoi të vazhdonte lojën, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë vërtetuar se bëhet fjalë për distorzion të shkallës së dytë të kyçit të këmbës së majtë, njofton klubi Kuqezi.

Image

Parashihet pauzë 10-të ditore, ndërsa ekzaminimet me ultrazë do të tregojnë shkallën e saktë të lëndimit.

Gjithsesi pritet që Cuculi mos të humbasë shumë, përveç ndeshjeve kontrolluese, pasi edhe pse ndaras nga grupi ai do të vazhdojë terapinë intensive dhe njëkohësisht do të punojë në palestër dhe pishinë. ë/Zëri/