Arsenali vazhdon përpjekjet për Aubameyangun

Sport January 24, 2018 - 12:05

Arsenali nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga gara për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton zeri.info

Klubi londinez ka përgatitur një ofertë të re prej 51 milionë funtesh për sulmuesin, raporton e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Olivier Giroud gjithashtu mund të përfshihet në marrëveshje, sepse Borussia Dortmundi është duke kërkuar një zëvendësues për Aubameyangun.

28-vjeçari nuk është duke kaluar një periudhë të këndshme në Gjermani sepse së fundmi ishte dënuar nga Dortmundi për shkaqe disiplinore.

Aubameyang, i cili është pjesë e gjermanëve që prej vitit 2013 kur ishte transferuar nga Saint Etienne, ishte dënuar për shkak se kishte bërë një udhëtim të paautorizuar në drejtim të qytetit të Barcelonës./Zëri