Chelsea merr një lajm katastrofal para gjysmëfinales së kthimit ndaj Arsenalit

Sport January 23, 2018 - 21:27

Antonio Conte s'do të mund të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve kyç.

Chelsea e ka marrë një lajm të keq para gjysmëfinales së kthimit në Carabao Cup ndaj Arsenalit.

Antonio Conte s’do të mund të llogaritë në shërbimet e dy futbollistëve kyç, përcjellë “Lajmi.net”.

Bëhet fjalë për Alvaro Moratan dhe Cesc Fabregas.

Sulmuesi ka pësuar një dëmtim në shpinë, ndërsa mesfushori vuan nga një tërheqje muskulare.

Gjysmëfinalja e parë në “Stamford Bridge” ishte mbyllur baras, 0:0. Image