United e Chelsea, “luftë” për Vidalin

Sport January 23, 2018 - 18:04

Manchester United synon ta sfidojë Chelsean gjatë verës që vjen për mesfushorin e Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Express”, përcjellë zeri.info.

Përfaqësuesi kilian mund të largohet nga klubi i Bundesligës pas arritjes së Leon Goretzkas nga Schalke, ndërsa “Blues” shihen si destinacion i mundshëm i lojtarit gjatë verës.

Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” pas transferimit të Alexis Sanchezit e kanë shprehur interesimin edhe për Vidalin, pasi menaxheri Jose Mourinho po mundohet t’ia shtojë ekipit nga “Old Traffordi” edhe një përfaqësues kilian.

Pas eksperiencës së parë në Gjermani me Bayer Leverkusenin Vidal ishte transferuar në Juventus, ku ishte bërë yll i ekipit torineze, por më pas u rikthye në Bundesligë tek Bayerni.

Tash e ardhmja e përfaqësuesit kilian duket të jetë në Angli. /Zëri/