Këto janë kushtet e Neymarit për t'u transferuar në Real Madrid

Sport January 23, 2018 - 16:44

Neymar dëshiron të transferohet në Real Madrid, shkruan zeri.info.

Mirëpo, ylli brazilian duket se u ka vënë kushte “Los Blancos” para se të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll.

Lajmin e ka bërë të ditur “Diario Gol”, sipas të cilit ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës i dëshiron tek kampioni evropian edhe lojtarët si Antoine Griezmann e Eden Hazard, me kusht që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Ylli i Paris Saint-Germainit thuhet se e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë me Harry Kane e Mauro Icardi në sulm, të cilët janë po ashtu objektiva të Realit për verën që vjen.

Por, transferimi eventual i Griezmann e Hazard eventualisht në Madrid do ta bindte përfaqësuesin brazilian që të kthehet në Spanjë dhe t’u bashkohet rivalëve të Barcelonës. /Zëri/