Gjigantët evropianë, pas portierit Courtois

Sport January 23, 2018 - 16:22

Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar për ta transferuar verën që vjen portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, shkruan zeri.info.

Së paku kështu shkruan mediumi belg “Het Laatste Nieuws”.

Courtoisit i është ofruar një kontratë e re nga “Blues”, e cila do ta bënte atë portierin më të paguar në botë, por përfaqësuesi belg nuk ka nënshkruar ende.

Vendimi i Kepa Arrizabalagas për të nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbaon nënkupton se “Los Blancos” do t’i kthehen gjahut për portier dhe janë të fokusuar tek ish-portieri i Atletico Madridit, i cili ka kontratë edhe 18 muaj me gjigantin anglez.

Gjithashtu edhe PSG-ja ia ka vënë syrin portierit belg dhe gjiganti francez i ka mundësitë që ta paguajë shumën e kërkuar nga klubi anglez për portierin cilësor. /Zëri/