Ja nga sa mijëra euro do t’i marrin nesër Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova!

Sport January 23, 2018 - 16:11

Nesër, në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë me ç'rast do t'i ndahen 5,000 euro sipas rregullores, njofton MKRS-ja, përcjellë zeri.info.

Image

Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e Argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t'i ndahen 3,500 euro.

Shpërblimi do t'i ndahet edhe Driton Kukës si trajneri i xhudistëve. /Zëri/