Aziz Salihu: Jam kënaq që më kanë rrahur serbët!

Sport January 23, 2018 - 15:49

Aziz Salihu ankohet se nuk i ka marrë paratë e premtuara për ta organizuar turneun ndërkombëtar “Faleminderit Amerikë dhe Diasporë”.

Legjenda e boksit shqiptar është i revoltuar në kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe në Ministrin e Sportit, Kujtim Gashi, për të cilët thotë se ende nuk ia kanë dhënë paratë për evenimentin që planifikon ta mbajë më 3 mars,

Gjithashtu, ‘Zizi’ tha se është krenar që në kohën e okupimit u rrah nga regjimi kriminal serb, shkruan Bota Sot.

“Jam kënaq që më kanë rrahur, sepse e kam mbrojtur popullin tim, kam luftuar për shtet timin”, ka thënë Salihu në konferencë për shtyp.

“Nuk mund të fle nga gëzimi që po e mbaj turneun dhe nuk do ta lë popullin të mërzitet për turne të boksit”, premton ‘Zizi’. /Zëri/