3 shkurti, natë e vështirë për boksierët shqiptarë

Sport January 23, 2018 - 14:09

Natën e shtunë të 3 shkurtit, krahas Haxhi Krasniqit, në ring do të zbresë edhe boksieri tjetër shqiptar i SES-it, Jurgen Uldedaj, i cili ka regjistruar shtatë fitore në karrierë, prej tyre dy me nokaut dhe nuk ka pësuar ende humbje.

Boksieri nga Lezha do ta kërkojë titullin e parë internacional të Gjermanisë ndaj të pamposhturit Jakub Synek, shkruan sot gazeta Zëri.

Çeku deri më tash ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim, prej tyre dy me nokaut.

Gjithashtu, atë natë në njërin nga parameçet do të boksojë edhe shqiptari tjetër Elvis Hetemi.

Çeku Stanislav Eschner do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit nga Vushtrria.

Organizatorët njoftojnë se tashmë biletat e meçeve të 3 shkurtit kanë dalë në shitje dhe ato mund të blihen online. /Zëri/