Agim Cana në Vëllaznim? Ky është reagimi i Lorik Canës!

Sport January 23, 2018 - 14:06

Kyçjes së babait të tij, Agim Canës në klubin e Vëllaznimit i është gëzuar edhe Lorik Cana, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Kuqezinjve, shkruan sot gazeta Zëri.

“Loriku ka qejf që e mora klubin në dorë sepse ai është pro Vëllaznim, është Kuqezi. I është realizuar edhe atij një dëshirë. E di edhe ai se do të jetë punë e vështirë, por duhet të punojmë, duhen sakrifica që të japim diçka për këtë vend dhe për këtë ekip”, theksoi Agim Cana për gazetën. /Zëri/