Lamtumirë Arsenal, Giroud befason me klubin e ri

Sport January 23, 2018 - 08:36

Olivier Giroud mund të largohet nga Arsenal duke u transferuar në Bundesligë.

Pierre Emerick Aubameyang është pranë transferimit në Arsenal.

Por, ardhja e tij mund të sjellë një lëvizje në drejtim të kundërt nga klubi londinez për në Borussia Dortmund.

“Sky Sport Germany” raporton se klubi nga Bundesliga ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Olivier Giroud, përcjell “lajmi.net”.

Giroud do të largohet nga “Gunners” në rast të ardhjes së Aubameyang.

Dhe, reprezentuesi francez mund ta zë pikërisht vendin e sulmuesit të Gabonit te skuadra e Borussia Dortmund.