Alexis Sanchez lojtar i Manchester Unitedit

Sport January 22, 2018 - 19:22

Alexis Sanchez është zyrtarizuar si lojtar i Manchester Unitedit.

Manchester United ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali.

‘Djajtë e Kuq’ në faqen zyrtare të klubit, kanë njoftuar se Alexis Sanchez është një lojtar i tyre.

Ata po ashtu kanë bërë të ditur se në marrëveshjen për Sanchezin, është paraparë që Henrikh Mkhitaryan t’i bashkohet Arsenalit.

Transferimi i Sanchezit ka bërë të lumtur edhe trajnerin Jose Mourinho, që për faqen zyrtare të Unitedit, ka thënë se kiliani është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë./Lajmi.net/