ZYRTARE: Vëllaznimit i kthehet nesër një lojtar i madh

Sport January 22, 2018 - 16:43

Vëllaznimi pritet të jetë mjaft i fuqishëm gjatë pranverës, mbi të gjitha pasi këtë klub e mori në dorë Agim Cana, shkruan zeri.info.

Gjakovarët ditëve të fundit janë përforcuar me futbollistë cilësorë, me të cilët do ta synojnë mbetjen në ligë, por edhe Kupën e Kosovës.

Megjithatë, ata nesër do të pasurohen edhe më shumë pasi në skuadrën Kuqezi do të kthehet mesfushori Kushtrim Gashi, për të cilin kreu i klubit thotë se është një çun i shkëlqyeshëm, që ishte larguar i traumatizuar me krizën dhe problemet që ishin në klub.

“Me bashkëngjitjen e Kushtrim Gashit, një djalosh fantastik, i cili e shprehu dëshirën të kthehej në Vëllaznim pasi e kuptoi se klubin e kam marrë në dorë unë, kryhet edhe efektivi dhe grupi i futbollistëve për këta gjashtë muaj”, ka thënë Cana për “Zërin”.

Image