Rafinha i nënshtrohet testeve mjekësore te Interi

Sport January 22, 2018 - 14:15

Rafinha i është nënshtruar testeve mjekësore te Interi, raportojnë mediat italiane.

Braziliani kishte arritur mbrëmë në Itali, ndërsa sot është duke i kryer testet mjekësore.

Zyrtarizimi i transferimit të tij pritet të bëhet gjatë ditës së hënë, transmeton zeri.info

Mesfushori do të transferohet te klubi italian nga Barcelona në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicionit për 35 milionë euro./Zëri