Futbollisti i njohur kosovar në prova tek kjo skuadër e huaj

Sport January 22, 2018 - 13:36

Vëllaznimi që ka filluar operacionit e afrimeve është përballur edhe me largime të shumta nga skuadra.

Njëri ndër largimet më të rëndësishme ishte ai i mesfushorit Kushtrim Gashi, i cili duket se karrierën do ta vazhdojë jashtë vendit.

Gazetasheshi.com shkruan se Gashi tashmë ndodhet në prova tek ekipi nga Kazakistani Akzhayik, ndërkohë që shumë shpejtë pritet të firmos kontratë profesionale.

Gashi ishte pjesë e rëndësishme e Vëllaznimit në vjeshtë, ndërkohë që në të kalurën ka mbrojtur ngjyrat e Besës dhe Istogut.

Image