ZYRTARE: Ylli i futbollit kosovar e vazhdon karrierën në Norvegji

Sport January 22, 2018 - 13:28

Semir Zeneli i ka dhënë fund eksperiencës në futbollit kosovar për ta vazhduar karrierën në Norvegji, shkruan zeri.info.

Sulmuesi i deridjeshëm i Vëllaznimit i është bashkuar klubit FC Fortuna Oslo, i cili garon në ligat më të ulëta norvegjeze.

Klubi nga kryeqyteti norvegjez e ka konsideruar transferimin e futbollistit nga Kosova Lindore si përforcimin më të madh të afatit kalimtar të janarit.

FC Fortuna Oslo menaxhohet me sukses nga shqiptarët dhe garon edhe me kategori të reja. /Zëri/

Image