Krasniqi zbulon se si e bindi Cana që t’i bashkohet Vëllaznimit

Sport January 22, 2018 - 13:26

Mbrojtësi i mirënjohur, Besnik Krasniqi, në pranverë do ta bartë fanellën e klubit me renome në futbollin e Kosovës, Vëllaznimin Gjakovës, transmeton GazetaOlle.com. 

‘Besi’ në vjeshtë u paraqit për Llapin, mirëpo nuk u dakordua që të vazhdojë me ekipin nga Podujeva edhe në pranverë.

Ai në një intervistë për RTK ka sqaruar arsyet se pse vendosi për ekipin kuq e zi.

“Pas një bisede të gjatë me kryetarin Agim Cana, vendosa që t'i bashkohem Vëllaznimit. Ai më ka bindur me projektin e tij. Është një klub i madh në Kosovë dhe kemi si synim që ta ruajmë statusin elitar. Kam marrëveshje për gjashtë-muaj dhe mund ta vazhdojmë nëse cdo gjë shkon mirë”, ka thënë Besnik Krasniqi i cili përpos disa skuadrave në Kosovë, ka bërë karrierë edhe në Shqipëri.