Nuk e shoh më Milanin

Sport January 22, 2018 - 12:53

Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi thotë se nuk i sheh më ndeshjet e kuqezinjve. Berlusconi shprehet se atij nuk i pëlqen stili i lojës së Milanit, transmeton zeri.info

Ish-kryeministri i Italisë ka kritikuar Milanin në disa raste që prej shitjes së klubit në vitin e kaluar dhe thotë se ai ka braktisur gjigandin italian për shkak se nuk e kanë ndjekur këshillën e tij.

“Nuk u shikoj më ata sepse stili i tyre i futbollit është kundër parimeve të mia të futbollit, me të cilat jamë bërë presidenti më i suksesshëm në historinë e tyre”, deklaroi 80-vjeçari.

“Ata nuk e ndoqën këshillën time”, shtoi ai. Berlusconi ka pasur pronësinë e Milani gjatë një periudhe 31-vjeçare. Ai e kishte blerë klubin italian në vitin 1086, ndërsa e shiti vitin e kaluar./Zëri