Interi në rrugën e duhur

Sport January 22, 2018 - 11:59

Mesfushori i Interit, Matias Vecino insiston se ekipi i tij është në rrugën e duhur pas barazimit 1:1 kundër Romës të dielën, edhe pse kjo ishte ndeshja e gjashtë pa fitore në Serie A, transmeton zeri.info

“Ne nuk mund ta humbnim këtë ndeshje sepse dhamë gjithçka në pjesën e dytë dhe e kthyem Romën prapa. Mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”, deklaroi Vecino, i cili ishte golashënuesi i Interit në atë takim dhe ky ishte goli i tij i dytë i ndaj romakëve këtë edicion.

“Roma siç duket më sjell fat të mirë, por është më e rëndësishme që ekipi të marr pikët. Ne mund të bazohemi nga paraqitja në pjesën e dytë”, shtoi ai.

“Ne kemi pasur disa probleme së fundmi, por jemi në rrugën e duhur për t’iu kthyer fitoreve, të shpresojmë që prej ndeshjes së ardhshme”, u shpreh uruguaiani./Zëri