Messi më i miri në histori

Sport January 22, 2018 - 11:40

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka përshkruar Lionel Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave pas shkëlqimit të tij në paraqitjen kundër Real Betisit, transmeton zeri.info

Messi dhe Luis Suarez prodhuan gola shumë të bukur në fitoren 0:5 në udhëtim te Real Betisi.

Të dy shënuan nga dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi Ivan Rakitic.

“Duhet ta shijoni lojën e tij. Ne kemi qenë në gjendje të jetojmë në epokën e tij. Unë kam vuajtur për shkak të tij dhe e di sesi është. Tani mund ta shijoj”, deklaroi Valverde.

“Është një lloj kënaqësie ta shikosh atë çdo ditë. Ai është lojtari më i mirë dhe do të jetë gjithmonë”, shtoi strategu spanjoll, i cili është në krye të ekipit katalonjas që prej qershorit të vitit të kaluar./Zëri