Chelsea s’ka nevojë për sulmues

Sport January 22, 2018 - 11:30

Futbollisti i Chelseat, Eden Hazard thotë se klubi londinez ka sulmues të mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë të bëj ndonjë transferim të ri gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Chelsea është shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko, raporton “Sky Sports Italia” dhe së fundmi klubi londinez ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Burnleyt, Ashley Barnes.

Por, Hazard shprehet se dy sulmuesit e skuadrës, Alvaro Morata dhe Muchy Batshuayi janë të mjaftueshëm për klubin anglez.

“Mendoj se ne jemi të lumtur me skuadrën që kemi. Varet nga mënyra sesi dëshiron të luash”, deklaroi Hazard.

“Ne kemi dy sulmues shumë të mirë, Alvaro dhe Michy. Nëse ata nuk janë të gatshëm të luajë, unë mund të luaj si sulmues, kështu që nuk mendoj se na duhet dikush tjetër”, shtoi ai./Zëri