Shaqiri ia dedikon fitoren tifozëve

Sport January 22, 2018 - 11:19

Xherdan Shaqiri ia ka dedikuar paraqitjen e tij të mirë në fitoren 2:0 kundër Huddersfieldit tifozëve të Stoke Cityt, transmeton zeri.info

Futbollisti shqiptar pati një qeshje të madhe në fytyrë gjersa asistoi Mame Dioufin në golin e dytë të skuadrës së tij.

“Po provoja që të lija pas mbrojtësit dhe e prisja topin që të ishte më thellë zonës, por topi erdhi në këmbët e mia dhe e pashë Mamen që gjithashtu ishte duke vrapuar dhe unë thjesht mund t’ia dërgoja atij. Ishte një asistim i mirë, një gol i mirë”, deklaroi Shaqiri.

“Ishte në përgjithësi ndryshe nga ndeshja e kaluar. Ishte e rëndësishme që të jap gjithçka, të vrapoj dhe të bëj gjithçka për tifozët. Kur ata janë pas nesh, ata na përkrahin shumë dhe kur ne bëjmë ata të bërtasin, nuk ka asgjë më mirë se kjo. Të gjithë bënë një punë të mirë në fushë dhe jam shumë i kënaqur me fitoren”, shtoi reprezentuesi zviceran, i cili pati edhe një rast shumë të mirë për të shënuar, por e humbi.

“Duhet të stërvitem më shumë në aspektin e realizimit këtë javë”, u shpreh ai./Zëri