Zidane: S’kemi ndryshuar shumë

Sport January 22, 2018 - 10:56

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se fitorja 7:1 kundër Deportivo La Corunas nuk ishte për shkak të vuajtjeve në ndeshjet e fundit të madrilenëve, transmeton zeri.info

Zidane thotë se paraqitja e skuadrës së tij kundër Deportivo La Corunas nuk pati ndonjë ndryshim drastik nga ndeshjet me rezultate jo të mira kohëve të fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Real Madridit pas tre ndeshjeve pa fitore në La Liga.

“Nuk e di nëse ka ndryshuar shumë. Rezultati, sigurisht sepse ishte një fitore e madhe”, deklaroi Zidane.

“Ky është ndryshimi. Në përgjithësi ne luajtëm mirë kundër Villarealit. Ajo që ndërroi sot ishte rezultati, që i shënuam rastet që i krijuam. Asgjë tjetër. Ne të gjithëve na nevojitej një ndeshje si kjo. Shënimi i shtatë golave nuk bëhet përditë. Në fund jam i lumtur për këtë”, shtoi ai./Zëri