Sanchez u largua për para

Sport January 22, 2018 - 10:32

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se dëshira e Alexis Sanchezit për të pasur një pagë të madhe bëri që klubi londinez të mos ketë asnjë shans për mbajtjen e tij, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kilian është shumë afër transferimit te Manchester Unitedi, ndërsa si pjesë e marrëveshjes Henrikh Mkhitaryan do të nënshkruajë me Arsenalin.

Sipas disa raportimeve në Angli, Sanchez pritet të ketë një pagë prej 450,000 funtesh në javë te “djajtë e kuq”, pagë e cila ishte refuzuar që të paguhet edhe nga Manchester City, klub i cili e kishte ndjekur lojtarin për një kohë të gjatë.

“Nuk e kuptoj askënd që dëshiron të largohet nga Arsenali. Por, në 30 vite në tregun e transferimeve, mësoni shumë nga qeniet njerëzore”, deklaroi Wenger.  

“Ne bëmë çfarë mundëm dhe shkuam aq larg sa mundëm. Edhe Manchester City u tërhoq në fund. Kjo tregon se ne nuk kishim asnjë shans që t’ia ofrojmë kontratën”, shtoi ai./Zëri