Gianni De Biasi në Serie A

Sport January 22, 2018 - 09:32

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi është shumë pranë stolit të Veronës.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane.

Klubi verdhezi u mposht sot në shtëpi nga Krotone me rezultatin 0-3.

Kjo disfatë ka sjellë shkarkimin e trajnerit Pekia dhe zëvendësuesi i tij pritet të jetë 61 vjeçari, që çoi Shqipërinë në Europian.

Verona po kalon një moment të vështirë në Serinë A, ku rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Në 21 takime, skuadra italiane ka grumbulluar vetëm 13 pikë.