Skuadra e Superligës me sulmues nga Portugalia

Sport January 21, 2018 - 18:53

Kryetari i Flamurtarit të Prishtinës, Ymer Ademi, e ka pritur të dielën në Aeroportin e Shkupit, sulmuesin e ardhur nga Portugalia, Oscar Vicente Mendes, përcjellë GazetaOlle.com.

Futbollisti në fjalë do të testohet të martën në ndeshjen miqësore kundër Dritës së Gjilanit nga stafi teknik i Flamurtarit.

Ekipi nga Prishtina po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Në pranverë i pret mision mjaft i vështirë.

Image