Bayerni s’ka të ndalur

Sport January 21, 2018 - 17:17

Bayern Munichu ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Bundesligë pas triumfit në shtëpi ndaj Werder Bremenit me rezultatin 4:2, transmeton zeri.info

Thomas Mueller (41’, 84’) dhe Robert Lewandowski (63’, 76’) shënuan për bavarezët, ndërsa golat për mysafirët i realizuan Jerome Gondorf (25’) dhe Niklas Suele (74’), i cili shënoi në portën e tij.

Me këtë fitore gjigandi bavarez ka plot 47 pikë në ligën gjermane, 16 më shumë sesa Bayer Leverkuseni që mban vendin e dytë./Zëri