Lirisë i bashkohet ky futbollist afrikan në Durrës

Sport January 21, 2018 - 16:36

Që nga dita e djeshme, kur Liria nisi me stërvitje në Tropikal të Durrësit me Lirinë është bashkuar, Ibrahimaa Toungara që është me origjinë nga Mali, e që luan në pozitën e sulmuesit qendër.

Sipas zyrtarëve të klubit, 19 vjeçari është në fazë testuese dhe shpejt do të vendoset për të ardhmen e tij.

Toungara në vjeshtë ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës.

Sot luajti me Laçin dhe pati paraqitje solide. /Gazeta Sheshi/

Image