Chelsea pas Barnesit

Sport January 21, 2018 - 16:29

Chelsea është duke shprehur interesim për sulmuesin e Burnleyt, Ashley Barnes, gjersa kërkimi i londinezëve për një sulmues të ri vazhdon, raporton “Sky Sports”.

“Të kaltrit” janë vënë në kërkim të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe disa prej emrave të përmendur janë Andy Carroll, Fernando Llorente, Peter Crouch dhe Edin Dzeko, transmeton zeri.info

Barnes ka shënuar 4 gola në 26 paraqitje deri më tani për Burnleyn, por në shumicën e atyre ndeshjeve ka hyrë si zëvendësues.

Por, ai i përshtatet tipit të sulmuesi që është duke e kërkuar trajneri i Chelseat, Antonio Conte. Sidoqoftë, së fundmi është raportuar se klubi londinez është afër arritjes së marrëveshjes për dy futbollistët e Romës, Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri për 44 milionë funte plus bonuset./Zëri