Liverpooli lejon largimin e Sturridget

Sport January 21, 2018 - 16:17

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do ta lejojë largimin e Daniel Sturridget në afatin kalimtar të janarit, raporton “Sky Sports”.

28-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Interi, ndërsa edhe Sevilla ka kontaktuar Liverpoolin për një afrim të mundshëm të reprezentuesit anglez, transmeton zeri.info

Sturridge ka dështuar që të jetë në njëmbëdhjetëshin e parë të Kloppit këtë edicion dhe kjo ka bërë që ai ta mendojë largimin.

Gjithashtu 28-vjeçari kërkon të luajë më shumë ndeshje, në mënyrë që të ftohet nga përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Interi është duke shprehur interesim të madh për ta marrë sulmuesin në formë të huazimit me të drejtë blerje.

Anglezi është pjesë e Liverpoolit që prej vitit 2013 dhe ka shënuar 63 gola në 133 paraqitje./Zëri