Shaqiri, i rëndësishëm për Stoken

Sport January 21, 2018 - 15:59

Trajneri i ri i Stoke Cityt, Paul Lambert thotë se Xherdan Shaqiri do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e ekipit drejt sigurimit të mbijetesës në ligën angleze, transmeton zeri.info

Futbollisti shqiptar pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e fituar 2:0 kundër Huddersfieldit të shtunën dhe Lambert pati vetëm fjalë të mirë për reprezentuesin zviceran.

Lambert nuk deshi të përmendte ndonjë lojtar sepse kishte theksuar se ishte një paraqitje e mirë ekipore, por kur u pyet për Shaqirin, ai pati vetëm lëvdata për të.

“Ai ishte fantastik dhe do të jetë një lojtar i madh në rrugëtimin tonë, s’ka asnjë dyshim për këtë”, deklaroi Lambert.

“Pasimi i tij në golin e dytë ishte i jashtëzakonshëm dhe ishte i pafat që nuk shënoi vet. Ai pari një rast të mirë dhe ai është një lojtar, për të cilin nuk dëshironi që ta humbë atë rast, por menjëherë pas kësaj ne shënuam përmes Joe Allen”, shtoi ai./Zëri