ZYRTARE: Flamurtari transferon futbollistin e Besës

Sport January 21, 2018 - 15:58

Flamurtari i Prishtinës ka vijuar duke kryer përforcime në reparte të ndryshme këtë merkato të janarit, shkruan gazeta Sheshi.

Klubi kuqezi që militon në Superligën e Kosovës, sot ka zyrtarizuar transferimin e radhës duke marrë në klub mbrojtësin e njohur kosovar, Veton Shabani.

Sezonin e kaluar futbollisti ka qenë pjesë e Besës së Kavajës e cila militon në Kategorinë e Parë në Shqipëri.

Gjithashtu është prezantuar edhe mbrojtësi i ardhur nga Vëllaznimi, Samir Sahiti.