Peja - Prishtina, kështu u mbyll derbi i basketbollit kosovar

Sport January 21, 2018 - 14:47

Sigal Prishtina e ka mposhtur lehtësisht Pejën me 26 pikë epërsi, 111:85 (28:21, 24:13, 28:26 e 31:25) në derbin e xhiros së 15-të të Superligës së basketbollit, shkruan zeri.info.

Granit Rugova ka qenë njeriu i ndeshjes me 29 pikë, kurse vëllai i tij Fisniku shtoi 21 e Alban Veseli 19 për kryeqytetasit.

E tek vendësit, Beq Kovaqi shënoi 27 pikë dhe Rron Grapci 21. Trepça vazhdon këndelljen.

Mitrovicasit e mundën Kerasan Prishtinën në udhëtim me rezultat 88:75 (20:19, 16:15, 29:18 e 23:23) për t’u ngritur edhe më shumë në tabelë.

Jordan Reed e ka udhëhequr ekipin “Xehetar” drejt fitores me 17 pikë, kurse Besnik Azemi shtoi 13.

Kryeqytetasve nuk iu mjaftuan 22 pikët e Kujtim Ujkanit dhe 14 të Kreshnik Muçollit.

Bashkimi në duelin tjetër e mundi pa problem Borean me rezultat 97:70 (23:21, 17:11, 26:18 e 31:20).

Aaron Moss e Altin Morina shënuan nga 18 pikë. Tek Borea, Musab Mala shënoi 18 e Blend Matoshi 16.

Kurse, dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit u fitua nga therandasit 99:86 (23:14, 17:21, 32:25 e 27:26). /Zëri/