Kelmendi i bashkohet Trepçës ‘89

Sport January 20, 2018 - 15:19

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 ka vazhduar të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Minatorët’ kanë goditur duke transferuar futbollistin prishtinas të Skënderbeut, Shend Kelmendin.

89-shi me Skënderbeun kanë bashkëpunim të mirë që disa vite dhe kjo ishte një ndihmë e madhe nga klubi korçar.

Ish-sulmuesi i Prishtinës është prezantuar nga kryetari i klubit Abedin Zeka.

Kelmendi tanimë ka filluar stërvitjet me kampionët në fuqi të Kosovës.

Por nuk është zbuluar nëse Kelmendi iu bashkua 89-shit si huazim apo si transferim i përhershëm.

Kelmendi iu bashkua Skënderbeut vitin e kaluar por që nuk pati hapësirat e duhura tek ish-kampionët e Shqipërisë.

Pas 18 ndeshjeve në Superligë, Trepça ’89 zë pozitën e shtatë në tabelë me shtatë pikë më pak se lideri Llapi. 

Image