Liverpool dhe Bayern në garë për Gelson Martins

Sport January 20, 2018 - 13:04

kuadra angleze Liverpool ka mbetur pa mesfushorin ofensivë Philippe Coutinho.

Braziliani iu bashkua Barcelonës ndërsa ‘The Reds’ tani janë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.

E duket se Jurgen Klopp e ka gjetur zëvendësimin e Coutinhos në kampionatin portugez tek Sporting Lisbona.

Fjala është për sulmuesin këmbëshpejtë Gelson Martins i cili po shkëlqen këtë edicion me Sportingun.

Martins ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të bëjë po aq asistime në 30 ndeshjet e këtij edicioni.

Kjo ka bërë që Liverpool të shpreh interesim për transferimin e tij në Ligën Premier.

Image

 

Sipas medieve portugeze Martins ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe pa u paguar ajo Sportingu nuk e lë të lirë.