Lajm i keq për Gattuson, Milan gjen trajnerin e ri

Sport January 20, 2018 - 10:59

“Tuttosport” shkruan se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për angazhimin e trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri.

Maurizio Sarri është kandidat i ri për trajner të Milanit. Gennaro Gattuso vështirë se do të mbetet në detyrë pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për angazhimin e trajnerit të Napolit, përcjell “lajmi.net”.

Sarri është lavdëruar si një prej trajnerëve më të mirë në Itali me lojën e aplikuar nga Napoli.

Andaj, kjo ka bërë që ai të shndërrohet në objektiv të Milanit për sezonin e ri. 

Image