Haradinaj uron Gjakovën dhe Krasniqin, nuk e harron Kukën

Sport January 19, 2018 - 22:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin për medaljet e fituara të premten në Tunizi.

Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix duke e mposhtur jugkoreanen, Youjeong Kwon, ndërsa Distria Krasniqi rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kupën Botërore – Grand Prix në Tunizi.

Kjo arritje e madhe e dy xhudistëve kosovare nuk ka mbetur pa u përshëndetur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka disa fjalë edhe për trajnerin shumë të suksesshëm, Driton Kuka.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Flamuri i Kosovës u ngrit edhe sonte në Tunizi, ku në garat e xhudos ‘Tunis Grand Prix 2018’ Nora Gjakova fitoi medaljen e artë dhe Distria Krasniqi medaljen e argjendtë. 
I uroj nga zemra vajzat tona, pa harruar edhe trajnerin e palodhshëm Driton Kuka.

Urime Kosovë  ë

RH