Baftiu i dhuron Prishtinës fitore interesante

Sport January 19, 2018 - 15:03

FC Prishtina ka treguar forcë në një ndeshje miqësore që e ka zhvilluar sot si mysafire e Ballkanit të organizuar dhe përforcuar, dhe e cila ndeshje kishte mbledhur numër të madh të shikuesve në Suharekë, raporton “Zëri”.

Kandidatja për titull të kampionit ka fituar me rezultat 2:1. Në fakt, Prishtina ishte duke humbur me rezultat 1:0, por fillimisht Blend Baftiu e kishte barazuar rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë talenti i madh arriti ta realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për ekipin e tij.  /Zëri/