Edhe Distria siguron medalje, shkon në finale

Sport January 19, 2018 - 15:02

Pas Nora Gjakovës, edhe Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Prix të Tunizisë, duke siguruar kështu medalje, raporton “Zëri”.

Distria shkoi në finale me fitoren ndaj sllovenes Anja Stangar. Medaljen e artë Distria do ta kërkojë pas pak përballë brazilianes Jessica Pereira. /Zëri/