Pele shtrohet në spital

Sport January 19, 2018 - 14:31

Legjenda braziliane Pele është shtruar në spital një ditë më parë dhe do të vazhdojë të qëndrojë të mbikëqyrët nga doktorët në vendin e tij pasi kishte humbur ndjenjat të enjten në mëngjes.

Ikona e futbollit botëror, 77-vjeçar, pritej të ishte në Londër në fundjavë në një ngjarje të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit (SHSHF), ku do të nderohej, transmeton Express.

Megjithatë, ai do të mbetet në spital për ta rimarrë veten nga “lodhja ekstreme”.

SHSHF ka thënë në një komunikatë: “Në orët e hershme të së enjtes, Pele humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital në Brazil, ku është dujke iu nënshtruar një serie testesh, të cilat tregojnë për një lodhje ekstreme”.