Ozil dhe Wilshare afër kontratave të reja

Sport January 18, 2018 - 21:24

Mesut Ozil dhe Jack Wilshare do të qëndrojnë në Arsenal edhe për disa vite

Dy mesfushorët, Mesut Ozil dhe Jack Wilshare në fund të këtij sezoni do të jenë lojtarë të lirë, pasi skadon kontrata e tyre me Arsenalin.

Gjatë ditës së sotme trajneri Arsene Wenger e ka konfirmuar se Ozil nuk do të largohet gjatë janarit.

Sipas The Sun, të dy këta futbollistë janë shumë afër që të nënshkruajnë kontrata të reja me skuadrën londineze.

Të dy duket se janë bindur pas intervenimeve të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar, ku pritet që të transferojnë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrikh Mkhitaryan. /Express/