E gjithë Italia qau, Higuain do t'iu përlotë të gjithëve

Sport January 18, 2018 - 16:21

Gonzalo Higuaín është padyshim një nga futbollistët i cili ka dhuruar shumë emocione në fushë. Por së fundmi argjentinasi ishte ishte i ftuar në shfaqjen italiane “C’e posta per te” (Unë kam një letër për ty), ku ka prekur të gjithë Italinë.

Prindërit e Luigi, ndjekës të rregullt të “El Pipitës”, donin të befasonin djalin e tyre për të treguar mbështetjen e tij pas vdekjes së vitit të kaluar të vëllait, Salvatore, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, përcjell albeu.com

Të gjithë të pranishmit filluan të qanin, kur Higuain u shfaq në befasi në program dhe i dha fanellën e tij Luigi, duke shkaktuar emocione të forta. Ai gjithashtu, i dha Luigi dy bileta për të vizituar Nju Jorkun,që ishte ëndrra e vëllait të tij, Salvatore.