Borussia Dortmundi kritikon Wengerin për Aubameyangun

Sport January 18, 2018 - 15:53

Borussia Dortmundi ka kritikuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, pas deklaratave të këtij të fundit se sulmuesi Emerick Aubameyang do të përshtatej në “Emirates”, transmeton zeri.info

Francezi nuk e kishte përjashtuar një transferim të mundshëm të Aubameyangut, i cili ishte lënë jashtë skuadrës së Borussia Dortmundit për ndeshjen e javës së kaluar kundër Wolfsburgut për arsye disiplinore.

Wneger oshte shprehur se reprezentuesi gabonez do të përshtatej në Arsenal, por atij i është përgjigjur drejtori sportiv i klubit gjerman, Mchael Zorc.

“Ne mendojmë se është mungesë respekti që të flasësh për lojtarë të tjerë. Nuk ka kontakt me Arsenalin”, deklaroi Zorc./Zëri