Besa fillon përgatitjet me këtë trajner

Sport January 18, 2018 - 15:53

Besa e Pejës ka filluar me përgatitjet për stinorin pranveror nën drejtimin e trajnerit Valdet Shoshi, mëson Gazetasheshi.com.

Gazetasheshi.com mëson se legjenda e klubit pejan Haxhi Zeka do të jetë “dora e djathtë” e Shoshi-t, sikurse u pa sot gjatë seancës stërvitore.

Në stafin teknik të Shoshit pritet të jetë edhe një tjetër legjendë e klubit pejan. Fjala është për Valmir Bytyqin.

Ftesës për seancën stërvitore iu kanë përgjigjur një numër i madh futbollistësh, derisa kishte edhe ardhje të reja.

Image